Edi Rama i kthehet Berlinit: Macron i premtoi Ramushit se për 4 muaj e heq veton për vizat, Merkel i tha please, please hiqe taksën

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i kishte premtuar ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, liberalizim të vizave. Ndërsa kancelarja gjermane, thotë Rama, e kishte bërë zotimin se nëse largohej taksa do të investohej tërësisht në këtë çështje.

“Kanë qenë Merkel. Macroni. Vuqici, Brnabiqi dhe unë.“, tregon Rama në Klan.

“I tha që nëse për katër muaj nuk ndodhë asgjë, ti do të marrësh liberalizimin e vizave. E kuptoj se ti do i thuash popullit tënd se përse e pezullove taksën. Ata do ta kuptojnë se ti kishte të drejtë në këtë proces. Ajo që Ramushi thotë se ishte presion ishte kjo. I thashë në shqip “Ramush mere”. Ai më tha largohu. I thashë “Ramush mere se nuk vjen më”, shtoi ai.

“Në atë moment mu kthye Macroni dhe më tha çfarë thotë? I thashë se ka mosbesim. ky diskutim bëhej në tavolinë ku ishim në këmbë të gjithë.”

“I tha: Ramush ja ku është salla. Ti deklaro pezullimin e taksës për 4 muaj. Unë do të zotohem se bashkë me këtë grua që qëndron para meje, që ishte Merkel. Do të investoj personalisht, me qenë se atëkohë dialogu po zvarritej në Bruksel Federica Mogherini ky, ai etjj… ai tha se unë do të investoj. Unë thashë dialogu ja ku është. Ju të dy jeni dialogu. Gjermania dhe Franca. Merkel dhe Macron. Nëse modeli është Gjermania dhe Franca pas Luftës së Dytë Botërore.. Ju jeni ata që keni ndërtuar qendrën e rinisë në Tiranë e shumë të tjera. Duhet ta merrni ju përsipër. Vetë Merkeli ka thënë unë jam gati të bëjë gjithë investimin tim për këtë çështje. Largo taksën. Please please hiqe taksën. Dhe nga ai moment çfarë ndodhi. Ramushi e bëri të vetën. U vu një minë me sahat. Tik tak tik tak vajti alarmi. Të erdhi momenti të marrësh atë që do. Të thuash që vë taksën deri në njohje, cfarë njohje? Aty u hodhën bomba nga e gjithë aleanca më e madhe e botës. Dhe akoma sot taksa do ta njohë Kosovën? Po cfarë njohje?

“Këtë e solla pasi janë gabime strategjike që kushtojnë shumë. Çfarë sjell një moment nuk e sjellë një mandat. Është një rast për të thënë, që pas asaj filloi një defaktorizim. Një lloj lodhje dhe acarimi drejt Kosovës pasi këta nuk e dinin çfarë kërkojnë. Nuk e thoshte më presidenti i Serbisë? E thoshte çdokush. Cfarë kërkojnë këta?”, shton ai.