Hamas: Aneksimi izraelit i Bregut Perëndimor është shpallja lufte

Shpërndaje

Krahu ushtarak i lëvizjes palestineze Hamas sot paralajmëroi se plani i Izraelit për aneksim të disa pjesëve të Bregut Perëndimor do të llogaritet si “shpallje luftë” e palestinezëve, ndërsa vendi “do të pendohet” për atë.

Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida theksoi në kumtesë se plani izraelit paraqet “grabitje më të madhe të vendit palestinez në dekadat e fundit”.Ai shtoi se projekti i rezistencës është ta mënjanojë okupimin mbi Palestinën historike”, duke e quajtur planin “kriminel”.

Kërcënimi i Obeidas vjen dy ditë prejse Hamasi paralajmëroi se mund t’i rinovojë sulmet mbi Izraelin si përgjigje e planit për aneksim.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu premtoi se më 1 korrik do ta paraqesë planin për aneksim të luginës së lumit Jordan dhe të gjitha lagjet hebraike në Bregun e okupuar Perëndimor, rreth 30 për qind të territorit të cilin e pushtoi ushtria izraelite në luftën e vitit 1967.

Palestinezët planifikojnë gjithë Bregu Perëndimor të jetë pjesë kryesore e shtetit të tyre të ardhshëm të pavarur, e cila do ta përfshijë edhe Rripin e Gazës, ndërsa kryeqytet do të jetë Jerusalemi.