Liverpulli mund të bëhet kampion në terrenin e Mançester sitit

Shpërndaje

Lideri i tabelës në Premier Ligë, ekipi i Liverpullit i cili mbrëmë e mposhti Kristall Pallas (4:1) në ndeshjen e xhiros së 31-të, e ndan vetëm një hap nga trofeu i kampionatit.

Ekipi i Jirgen Klopit tani ka 86 pikë, përderisa kampioni aktual, Mançester Siti është i dyti me 63 pikë.

Sipas kësaj, Liverpulli që sonte mund të bëhet kampion, nëse Siti nuk e fiton Çellsin. Në rast se “qytetarët” i fitojnë tre pikët në Londër, Liverpulli titullin ka gjasa ta fitojë mu në terrenin e Mançester Sitit më 2 korrik për kur është caktuar ndeshja e tyre e xhiros së 32-të