Real Madridi e mposht Mallorcan, e rimerr kreun e La Ligës

Shpërndaje

Real Madridi e ka mundur 2:0 Real Mallorcan të mërkurën, duke u rikthyer në vendin e parë në renditjen tabelore të La Ligës.

Vinicius Junior dhe Sergio Ramos i shënuan golat e fitores së lehtë për skuadrën e Zinedine Zidane në stadiumin Alfredo di Stefano në Madrid.

Këto tri pikë nënkuptojnë se Real Madridi tani shkon grumbullon 68 pikë në krye të La Ligës, aq sa i ka edhe Barcelonë në vendin e dytë, në një luftë të ashpër me rivalin e moçëm për titull këtë sezon.

Madridi është lider falë rezultatit pozitiv në përballje e drejtpërdrejta me Barçën.

Për Mallorcan, ndërkohë, kjo humbje është një hap tjetër mbrapa për mbijetese, pasi tani ngel në pozitën e 18-të me tri pikë më larg se Eibari në vendin e 17-të, i cili po ashtu ka një lojë më pak të zhvilluar.