Ahmeti nga Ohri: Votoni numrin 9-të, për një kryeministër përfaqësues i denjë për gjithë qytetarët (VIDEO)

Shpërndaje

Shtabi Qendror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës për zgjedhjet e e parakohshme parlamentare të vitit 2020 të cilët do të mbahen me 15-të korrik ku qytetarët do të mund të zgjedhin deputetët që gjenden në listat e votimit dhe të cilët do ti përfaqësojnë në përbërjen e re parlamentare në Republikën e Maqedonisë
së Veriut.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti para qytetarëve dhe simpatizantëve të Ohrit tha se fushata nisi nga Prespa dhe po mbyllet në qytetin e Ohrit për të dhënë një porosi.

“Në këtë qytet u arrit një Marrëveshje që i siguroi vendit ardhmëri, zhvillim e pajtim. U arrit një Marrëveshje pa të cilin vendi mund të shkonte në drejtim të gabuar sepse komunitet mund të shin të ndara. Nga kjo Marrëveshje varej edhe ardhmja pasi u bë një punë e madhe për çka ne kemi harxhuar energjitë tona që kjo Marrëveshje të arrihet në takim të shumta siç ishin ato nëpër botë. Kjo gjë u arrit falë bashkëpunimit dhe unë nuk jam mos mirënjohës edhe për kontributet e të tjerëve pasi gjërat duhet ti bëjmë gjithë bashkë,” u shpreh Ahmeti.

Në vazhdim të fjalës së tij, z. Ahmeti nënvizoi se me anëtarësimin në NATO vendi u bë më i sigurt dhe mund të arrihet edhe deri tek një ekonomi më të përparuar.

“Anëtarësimi në NATO është edhe në të mirë të rajonit pasi kemi një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Mbahet ky takim përmbyllës në qytetin e Ohrit si përkujtim dhe përkushtim i arritjes së Marrëveshjes së Ohrit me çka simbolika është se ky dokument ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe të veçantë ku përfituan të gjitha komunitet.
Komunitet janë të përfaqësuar me kulturën, gjuhën dhe simbolet kombëtare. Me syrin e miqve na shohin komunitet e vogla dhe ata duhet të çlirohen nga paragjykimet se mund dikush ti majorizoj ose mund dikush të ua marrë të drejtat,” potencoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, bëri të ditur se tani më është hapur një kapitull ri, ku duhet ndërtuar bashkërisht politikat sepse të vetmuar asnjëra palë nuk mundet të shpi vendin përpara.

“Kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Kemi shumë punë për të bërë duke përmbushur standardet të cilat na afrojnë me Evropën dhe këto gjëra arrihen duke lënë anash interesat grupore dhe personale edhe atë duke përmbushur sundimin e ligjit, zbatimin e vettingut në të gjitha institucionet. Jam optimist se këto gjëra mund të arrihen pasi i kemi kuadrot dhe kush më shumë se BDI-ja që ka përgatitur një thesar kombëtarë,” theksoi Ahmeti.

Në fund të fjalimi kryetari i integristëve z. Ahmeti i ftoi qytetarët e Ohrit që me 15-të korrik të dalin e të votojnë duke rrethuar numrin 9-të.

“Tregoni se kush jeni dhe sa vleni. Ju bëjë thirrje si vëllai vëllait që me 15-të korrik të këndohet kënga e re të festojmë bashkërisht fitoren e parë për kryeministrin shqiptar që do të na afroj dhe bashkoj të gjithëve. Një kryeministër i pastër dhe përfaqësues i denjë për gjithë qytetarët e vendit,” përfundoi Ahmeti.