Aksidentohet motoçiklisti nga Velesi, dërgohet për kurim në Qendrën Klinike në Shkup

Shpërndaje

Një motoçiklist nga Velesi i moshës 56 vjeçare është rrëzuar nga motoçikleta dhe më pas është shtypur nga një kamion. Gjatë aksidentit ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Velesit, ndërsa më pas në Qendrën Klinike në Shkup.

Nga Sektori për Punë të Brendshme-Veles, njoftojnë se një ekip i policisë ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.