Austria merr vendimin, këto janë rregullat për mërgimtarët

Shpërndaje

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka marrë vendimin, lidhur me hyrje-daljet në Republikën e Austrisë dhe Republikën e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Austrisë në fillim të këtij muaji ka marrë vendimin si vijon:

Austria zyrtarisht ka paralajmëruar dhe rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në shtetet e Ballkanit Perendimor duke u bazuar në rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19.

Hyrja në shtetin e Austrisë nga shteti i Republikës së Kosovës mund të ndodhë vetëm me anë të dëshmisë së testit, jo më i vjetër se 4 ditë që rezulton të jetë negativ nga COVIDI-19 ose me deklarim për vetizolim 14 ditë. Pra nëse vini në vendlindje për pushime, gjatë kthimit duhet të kenë testin negativ për koronavirus, por edhe do tju nënshtroheni karantinës.

Hyrja në Republikën e Austrisë vlen vetëm për personat që kanë vendbanim/lejeqëndrim në Austri.

Kalimi Transit nëpërmjet Austrisë është i mundur vetëm nëse nuk ndalohet në territorin e Republikës së Austrisë.

Hyrja në Republikën e Kosovës:

Aktualisht rregullorja për hyrje në Republikën e Kosovës rekomandon, që çdo qytetar të ketë dëshminë që rezulton negativ me COVID -19, por kjo dëshmi nuk është e obliguar.

Siç bëhet e ditur kjo masë vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe vendeve të tjera të treta.