Edona publikon këngën “Dada do ta shes” nga “Akustikë në karantinë”

Shpërndaje

Edona Llalloshi ka publikuar edhe një këngë nga përmbledhja “Akustikë në karantinë”.

Këngëtarja e njohur ka realizuar një përmbledhje me disa këngë të njohura, të cilat do t’i sjell të riorkestruara.

Projekti tashmë është finalizuar edhe me video për secilën nga këngët, por këngëtarja ka vendosur t’i publikojë me radhë.

“Dada do ta shes” është e treta me radhë e publikuar nga përmbledhja pas “Loti loti” dhe “Mërgim” që u publikuan ditë më parë.