Ish-kampioni i jep leksione kampionit (VIDEO)

Shpërndaje

Manchester City e ka shkatërruar Liverpoolin, duke e mposhtur 4-0.

Ndeshje prestigji, kështu u cilësua ajo mes Manchester City dhe Liverpoolit, pasi ‘Redsat’ tashmë e kanë fituar titullin edhe matematikisht pas 30 vitesh, derisa vendasit kanë blinduar pozitën e dytë që dërgon në Champions League.

Sido që të jetë, edhe pse kjo ndeshje shërbente vetëm për statistika, vendasit, ish kampion të Anglisë tashmë, ia treguan dhëmbët tani kampionit, Liverpoolit, duke i dhënë sinjale se sezonin e ardhshëm ndryshe do të diskutohen gjërat.

Skuadra e Guardiolës i dha leksioni ekipit të Kloppit, duke e mposhtur në Etihad 4-0.

Pas fitores së City, i vetmi fakt që ndryshon janë pikët, tani diferenca është ngushtuar në 20 pikë, pra Liverpooli ka 86 pikë, kurse City 66.