Në Hong Kong paralajmërojnë për valën e tretë të epidemisë të koronavirusit të ri

Shpërndaje

Autoritetet në Hong Kong, të cilët në mënyrë të suksesshme luftuan kundër pandemisë me koronavirusin, tani paralajmërojnë për “rritje të mundshme eksponenciale” e rasteve të reja, si rezultat i rritjes së transmetimit lokal.

Nga e diela, Kovid 19 është diagnostikuar te 65 persona, përfshirë 31 raste të transmetuara lokale që quhet “vala e tretë” e pandemisë në Hong Kong.

Janë infektuar taksistë, punëtorë nëpër restorante, personel mjekësor dhe persona nëpër shtëpi për kujdes të personave të moshuar, njofton Si-En-En.

“Është e mundur të bëhet fjalë për epidemi të madhe. Është e mundur rritje e papritur eksponenciale e numrit të të infektuarve”, deklaroi dr Çuang Shuk-kvan nga Qendra e mbrojtjes shëndetësore.

Në Hong Kong janë regjistruar 1.324 raste të të infektuarve nga fillimi i epidemisë, ndërsa vetëm shtatë kanë vdekur.

Arsyeja për një sukses të tillë të qytetit në shkatërrimin e Kovid-19 është vendosja e karantinës për njerëzit që vijnë nga jashtë, monitorimi efektiv i kontakteve, gatishmëria e qytetarëve për të veshur maska ​​mbrojtëse, për të vëzhguar masat higjienike dhe distancën sociale.