Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë në Tiranë, vajza tjetër në gjendje të rëndë

Shpërndaje

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë.

Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në zonën e Kombinatit.

Sipas policisë ka qenë vëllai i 56- vjeçares që ka njoftuar policinë pasi ajo nuk i hapte derën dhe nuk i përgjigjej në telefon.

Pasi policia dhe zjarrfikëset u futën në banesë gjetën pa jetë nënën Zhaneta Josifi, 56- vjeçare dhe vajzën e saj Anisa Josifi, 30- vjeçe.

Ndërkohë që edhe vajza tjetër Blerta Josifi 34- vjeçe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Dyshohet që nenë e bijë të jenë vetëflijuar.

“Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr. 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar”, njofton policia.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.