Nëse Xhaferi nuk thirrë seancë konstituive, këtë duhet ta bëjë Stojan Millanov nga VMRO-DPMNE

Shpërndaje

Nëse Xhaferi i cili përsëri është zgjedhur si deputet, nuk e thirrë seancën konstituive, atëherë ky obligim do t’i kalojë deputetit më të vjetër në moshë. Nëse ai refuzon, ky obligim do t’i kalojë tjetrit sipas moshës e kështu me radhë, informon Zhurnal.

Nuk përjashtohet mundësia që nëse eventualisht mungon Xhaferi, me seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, të udhëheqë Stojan Millanov nga Partia Socialiste, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Në bazë të biografive të deputetëve, Millanov 72 vjeçar është deputeti më i vjetër në këtë përbërje parlamentare. Për të, ky është mandat i ri.

I radhës sipas moshës, është Ilija Nikollovski gjithashtu 72 vjeçar nga Partia e Penzionerëve, për të cilin ky është mandat i ri nga lista e LSDM-së.

Para përfundimit të afateve për mbajtjen e seancës konstituive, Xhaferi siç është e paraparë me vendim qeveritar për shënimin e Ilindenit, më 2 maj duhet të mer pjesë në manifestimin qëndror në Krushevë. Informata e fundit nga Qeveria është se gjatë kësaj jave ka gjasa të ndryshohet vendimi për shënimin e Ilindenit, nëse gjendja shëndetësore e Xhaferit nuk i lejon të mer fjalë në “Meçkin kamen”.