Artan Grubi: Edhe më shumë parkingje në Çair

Shpërndaje

Edhe më shumë parkingje në Çair. Jetë më e mirë për qytetarët tanë është ndër prioritetet kryesore dhe pjesë e agjendës tonë.

Sot me kompaninë Mabetex u nënshkrua Marrëveshja për ndërtimin e 12 garazheve nëntokësore dhe në kate në Çair, investim ky në vlerë prej 50 milionë euro.

Projekt ky shumë modern që përfshinë 3.000 vend-parkingje në shumë lokacione të komunës së Çairit.

Mirënjohje z. Ali Ahmeti dhe z. Bexhet Pacolli për takimin nismëtar për iniciativën e të parit të Çairit Visar Ganiu dhe në ndihmë të qytetarëve.