Taravari: Asgjë nuk bëhet pa dashuri të mjaftueshme në veten tuaj

Shpërndaje

Kryetari i Gostivarit dhe njëherit edhe kandidat për kryetar në një postim në facebook thotë se, asgjë nuk bëhet pa dashuri të mjaftueshme në veten tuaj.

Postimi i plotë:

Asgjë nuk bëhet pa dashuri të mjaftueshme në veten tuaj.

Dhe fusha e betejës politike e kërkon atë. Hegel e kuptoi dashurinë si një parim që bashkon arsyen dhe emocionet, veten me tjetrin, dhe kjo krijon bazën për një ndjenjë të thellë të lidhjes me të tjerët.

Shumë politikan në vendin tonë injorojnë bazën themelore të politikës – që ajo të zhvillohet midis qenieve të shumta njerëzore. Disa bëjnë një dallim të mprehtë midis sferës publike dhe private, dhe e konsiderojnë dashurinë si një përvojë individuale jashtë realizmit të politikës.

Jo, more të dashurit e mi, dashuria është pjesë e politikës dhe ndikon në të, ashtu siç ndikon politika në të gjithë jetën tonë. Për mua, si politikan, asnjë ide, koncept, vlerë, besim apo qëndrim nuk mund të “kalojë” nën syrin vigjilent të njeriut nëse ai nuk fillon nga ajo që ndjen, kërkon dhe pret nga politika. Unë me të vërtetë mendoj se shumë nga politikanët dalin në skenë duke harruar këtë gjë vendimtare në politikë. Dashuria dhe ndjeshmëria janë ato që çojnë në ndryshim, në diçka të re. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar botën dhe veten tonë. All you need is love!