Taravari në takim me të rinjtë e Gostivarit: “Pas 4 viteve dolëm Komuna më transparente”

Shpërndaje

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Arben Taravari mori pjesë në hapjen e selisë së të rinjve të ASH-së në Gostivar.

Taravari para të rinjve tha se Komuna e Gostivarit është komuna më transparente dhe me qendra rinore dhe investime të mëdha .

Taravari nuk la pa përmendur edhe BDI-në dhe duke hedhur akuza të rënda ndaj të njëjtës.

“Pas katër viteve dolëm komunë me tre qendra rinore komunë më transparente e udhëhequr nga shqiptarët, komunë me besueshmërinë ma të madhe tek shqiptarët, komunë me nivel të korrupsionit më të ulët, komunë me shkolla të rinovuar”, deklaroi Arben Taravari – kandidat për kryetar Komune në Gostviar nga ASH-AAA.