Taravari për zgjedhjet në Gostivar: Pushteti është në panik

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në intervistën e sotme në TV Alfa tha se qeveria është nervoze për këto zgjedhje lokale, ndërsa BDI për shkak të panikut që e ka për Gostivarin, fillimin dhe fundin e fushatës e ka pikërisht në Gostivar.

“Ka presione të llojllojshme nga pushteti, si ndaj bizniesmenëve po ashtu edhe ndaj personave të ndryshëm në mënyrë që të bie Gostivari. Por në fund vendosin qytetarët”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, këto zgjedhje janë zgjedhje mes të zezës dhe të bardhës, mes bandave kriminele dhe njerëzve të ndershëm.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për arsye se është betejë mes kriminelëve dhe njerëzve të ndershëm dhe luftë mes të bardhës dhe të zezës”, tha Taravari

Taravari shtoi se në anketa partia e tij në Gostivar ka mbështetjen shqiptarët dhe nga të gjitha bashkësitë etnike në Gostivar.

“Te shqiptarët 6:4 është mbështetja ndaj nesh, njëjtë edhe te maqedonasit 6:4, te turqit 4:1 dhe po ashtu edhe te romët”, tha Taravari.