Anketë e re, koalicioni ASH-AAA sërish fituese te shqiptarët

Shpërndaje

Edhe në anketën më të re të realizuar nga Instituti “Aksios” koalicioni opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është në epërsi karshi Bashkimit Demokratik për Integrim.

Për koalicionin opozitar janë deklaruar se do të votojnë 6.4 për qind e të anketuarve, ndërsa për BDI-në sipas anketës do të votojnë 6 për qind.

Në kampin politik maqedonas, në epërsi është VMRO-DPMNE me 28.2 për qind, ndërsa LSDM ka 22.7 për qind.

18.1 për qind e qytetarëve kanë thënë se nuk kanë përgjigje se për kë do të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Anketa e “Aksios” është zhvilluar nga data 02 tetor deri 06 tetor./SHENJA/