Aziri: Rivali jonë politikë është në panik, do të pësoj fiasko

Shpërndaje

Rivali ynë politikë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor është në panik. Kështu deklaroi Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “360 gradë”, sipas të cilit partia që është në pushtet do të pësoj fiasko. Aziri u shpreh i bindur se koalicioni ASH-AAA, do të fitoj numrin më të madh të komunave në rajonin e Pollogut dhe se kjo sipas tij do të jetë edhe një dëshmi plus se qytetarët janë për ndryshim.

“Shprehja e ndjenjës së triumfalizmit ende pa përfundua gara është tregues i mirë i panikës e cila mbizotëron tek konkurrenti i jonë i drejtpërdrejt. Pse po e them këtë? Për shkak se koalicioni ynë është në 7 komuna në raund të dytë, tri prej të cilave prijnë. Opinioni është i njoftuar që qytetet më të mëdha Aleanca për Shqiptarët është e para në raundin e dytë dhe besoj se për shkak të eliminimit të fragmentalizimit të madh të votave që kanë ndodhë në këto komuna, në raundin e dytë ASH-ja në të gjitha këto komuna do të fitoj, dhe do të jemi në një situatë ku realisht ndarja kryesore planore për shqiptarët, rajoni Pollogut, gjegjësisht partia që është në qeveri do të pësoj një fiasko dhe kjo do të jetë një dëshmi shumë e mirë e verdiktit të popullit dhe gatishmërisë së popullit për ndryshim. Këtu kemi Gostivarin, Strugën, Dibrën, Vrapçishtin, kemi Tetovën, Zhelinën, Tearcën gjithsesi e kemi edhe Çairin. Konsideroj se raundi i dytë do të dëshmoj realisht se kush është fitues i këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Aziri.