Bekim Sali viziton Dizhonin: “E pamë gjendjen e vështirë…”

Shpërndaje

Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për komunën e Çairit, Bekim Sali, gjatë ditës së sotme ka vizituar një pjesë të lagjes së Dizhonit.

Postimi i plotë:

“I shoqëruar nga bartësi i listës për Këshillin Komunal të Çairit, Zudi Koka, dhe kandidatët e tjerë për këshilltarë, sot e vizituam një pjesë të lagjes Dizhon.

Duke ecur në këmbë nëpër pellgjet e ujit të krijuara gjithandej pas shiut në Çair, kishim mundësi ta ndjejmë edhe vështirësinë e jetës së këtyre banorëve të braktisur nga politikat publike të autoriteteve komunale.

Duke ndjerë keqardhje për gjendjen e tyre, u zotuam që të punojmë për jetë më cilësore për këta njerëz.

Vazhdojmë…”, ka shkruar Bekim Sali.