Diaspora e Strugës në Amerikë: Mbështesim fuqishëm kandidatin Idri Istrefi, për kryetar komune

Shpërndaje

Diaspora e Strugës në Amerikë mbështet fuqishëm kandidatin Idri Istrefi nga koalicioni ASH-AAA për kryetar komune në zgjedhjet e së dielës.

Përmes një komunikate me shkrim nga diaspora strugane atje thonë se ky është qëndrimi i tyre i vendosur dhe se çfarë do lloj deklarate apo opinion tjetër që bëhet në emrin e tyre është gënjeshtër apo mashtrim.

Ja komunikata e plotë e Diasporës Strugane në Amerikë:

Vëllezër dhe motra struganë!

Kjo është një deklaratë e Diasporës Strugane në Amerikë.

Këtë të dielë në Strugën tonë të dashur zhvillohen zgjedhjet për kryetar të Komunës.

Ne publikisht dhe krenarisht mbështesim së bashku me familjet tona, kandidatin e ASH-së, z.Idri Istrefi.

Ky është qëndrimi ynë i vendosur. Çfarë do lloj deklarate apo opinioni tjetër që bëhet në emrin tonë është gënjeshtër apo mashtrim.

Vëllezër dhe motra, Idri Istrefi do ta fitojë Strugën se Struga për të jemi ne të gjithë!

Le të votojmë Idri Istrefin! Rrethoni numrin 6 dhe Zoti e bekoftë Strugën!