Idri Istrefi nga Ladorishti ka një porosi për Merkon

Shpërndaje

Kandidati i opozitës shqiptare për Kryetar të Komunës së Strugës, Idri Istrefi nga ladorishti i çon një porosi Merkos.

Postimi i plotë:

E nderuar rini e Ladorishtit,

Zonja dhe zotërinj

Sot nuk do të flas për shpalosjen e programit sepse atë e kemi bërë në çdo cep të Strugës dhe të fshatrave të Strugës. Programi ynë është shumë i kapshëm për qytetarët e Strugës.

Po e shfrytëzoj këtë tubim madhështor në Ladorisht që t’iu çoj porosi dy kryetarëve aktualë të Komunës së Strugës, Ramizit dhe Armendit. Mos i shantazhoni qytetarët e Strugës sepse fitorja jonë veçmë ka ardhur. Mos bëni shantazhe e presione se me shantazh dhe presion nuk mund ta ndalni fuqinë e qytetarëve, nuk mund ta përdhosni votën e ladorishtarëve dhe të gjithë struganëve.
Po ju them edhe diçka. Ju qytetarë që u kanë bërë shantazh, presione politike dhe presione të ndryshme. Unë Idri Istrefi, j’ua jap fjalën dhe ju mbështes sinqerisht, ju mbështes burrërisht dhe i çoj porosi Ramizit dhe Armendit se iu ka ardhur fundi. Fundi i tyre është 17 Tetori.

Iu bëj thirrje qytetarëve, mos besoni në punësimet fiktive e as në asfaltin prej dy centimetrash. Ne do ta ringjallim Strugën, do ta rilindim Strugën.

Prandaj kërkoj që më 17 Tetor, rrethoni GJASHTËN, votoni PASTËR.

Faleminderit!