Idri Istrefi: Ramiz Merko është kundërkandidat i gjithë Strugës dhe struganëve

Shpërndaje

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Sturgës, Idri Istrefi në tubimin zgjedhor në Strugë tha se Ramiz Merko është kundërkandidat i gjithë Strugës dhe struganëve andaj zgjedhjet e 17 tetorit janë një betejë në mes të mirë dhe të keqes.

Fjalimi i plotë i kandidatit Istrefi:

Struganë! Mirë se e kemi gjetur njëri tjetrin!

Një përshëndetje të veçantë kam për motrat dhe vëllezërit tanë mërgimtarë të cilët kanë ardhur më shumë se çdo herë tjetër!

Dhe natyrisht qē e kam zemrën plot mirënjohje për të gjithë ata struganë, të cilët jetojnë këtu, dhe nga fshati më i largët deri në qytet, shqiptarë, maqedons, turq, romë, vlleh apo egjiptianë, kanë sot vetëm një parti, STRUGËN!

Këto janë orët më të rëndësishme të historisë së saj! Kjo nuk është thjesht një fushatë politike, kjo është një betejë për të shpëtuar qytetin tonë!

Është një sfidë midis të mirës e të keqes! Ramiz Merko nuk është vetëm kundërkanditati im, është kundërkanditati i Strugës dhe i gjithë struganëve. Struga nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pronë e askujt! Struga është vetëm e struganëve dhe e Zotit!

Fare qartë e mësuan këto ditë ata që mendonin se Struga është tokë e trashëguar nga ndonjë dajë a ndonjë gjysh! Ata që ndërtonin ku të donin, prishnin çfarë të donin, e përdornin Komunën për dasma e ahengje dhe asesi për shërbim të qytetarit!

Ata që me paratë dhe me taksat tona blejnë shtëpi e prona gjithë andej, ndërkohë që këtu ne na kanë lënë ikjen si opsionin më të mirë! E tani s’ka më! Do ikin ata! Ne jo vetëm që nuk ikim por t’i përvishemi punës për të ndërtuar e gëzuar Qytetin tonë!

Vëllezër e motra, këto zgjedhje nuk janë ne dhe ata, këto zgjedhje janë Struga apo çifti Ramiz Merko-Armend Kadriu?! Kaq e thjeshtë! Dhe po ju jap një lajm, Struga fiton se jo ata të dy por kushdo që të jetë nuk e mund dot Strugën se Struga jeni Ju!!!

Votoni numrin 6 të dielën!

Votoni këshilltarët tanë!

Strugën do e fitojmë me Raundin e Parë

Faleminderit nga zemra!

Le të fillojë festa e Strugës!-përfundoi fjalimin e tij Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Sturgës, Idri Istrefi.