Isen Shabani: Katër vitet keni qenë dëshmitarë të punëve që kemi bërë, mbi 2 milionë euro investime

Shpërndaje

Kryetari aktual i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, para banorëve të Vrapçishtit tha se ata kanë folur katër vite dhe se sonte paraqiten punët dhe veprat që janë bërë.

“Sonte nuk është koha që ne të flasim, sonte është koha që ne të zgjedhim. Për katër vite ne kemi qenë dëshmitarë të punëve dhe premtimeve që kanë qenë para nesh”, tha Isen Shabani.

Isen Shabani tha se të gjithë janë dëshmitarë për punët që janë bërë duke filluar që nga arsimi, kultura.
“Të tjerët për 20 vitet premtuan, asgjë nuk kanë realizuar. Nuk kërkojmë mandat me dhunë, me aparatin shtetëror, kërkojmë mandat nga populli se jemi të pastër dhe dalim krenar. Oponentët paraqesin një platformë, që edhe ata nuk e dinë.”, deklaroi Isen Shabani.

Isen Shabani tha se kanë realizuar projekte mbi 2 milionë euro.

“U kthyem te populli dhe punojmë për popullin. Hajde t’i shtrijmë dorën popullit dhe të ndërtojmë të ardhmen. Për katër vite që kam qenë kryetar komune, prej sonte më mbaron mandati, e radhës është e juaja se kush për katër vite do të udhëheq me komunën”, u shpreh më tej Shabani.