ldri Istrefi: Qyteti i Strugës duhet t’i kthehet dhe do t’i kthehet struganëve

Shpërndaje

Kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Idri Istrefi sot ka takuar qytetarë të shumtë nëpër rrugët e qytetit duke i njoftuar dhe shpërndarë programin për katër vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Në rrugët e qytetit tonë

Në Strugë, takuam qytetarë e shpërndamë programin tonë. Shpërndamë prioritetet dhe zotimet tona për vijën e verdhë të qytetit dhe për skajet më të largëta të komunës.

Në rrugët kryesore, në shëtitoret kryesore, në tregun e fruta-perimeve, në dyqane, në bizneset e tyre të vogla, takuam njerëz që na mbushën plot me energji për misionin që kemi nisur.

Fushata duhet të jetë festë e demokracisë. Këtë u thoja atyre që takoja.

Këto zgjedhje do të jenë tepër të veçanta, sepse do të largojë njëherë e mirë nga skena ata njerëz që komunën e kanë kthyer në pronë private.

Ne komunën do ta kthejmë në shërbim publik të qytetarëve.

Qyteti i Strugës duhet t’i kthehet dhe do t’i kthehet struganëve.

Faleminderit qytetarë të nderuar!

#pastër6, ka shkruar kandidati për kryetar komune të Strugës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Idri Istrefi.