Mahir Ziberi: Jemi këtu për të kapur jo trenin e fundit, por vagonin e fundit drejtë të ardhmes

Shpërndaje

Kandidati i opozitës për komunën e Zhelinës, Mahir Ziberi, tha se është koha për njih politik të re, është koha për ndryshim.

“Gjuhë që do të flasin edhe brezat e ardhshëm. Nuk do i bëjmë dikat së kaluarës, guximin, dijen, vullnetin dhe nijetin e pastër do e vëmë në shërbim të së ardhmes. Ua bëjmë hallall kat me kat, bën sa ditën sa mundën, fundi fundi ashtu si deshën, bashkëvendës të mi, jemi këtu për të kapur jo trenin e fundit, por vagonin e fundit drejtë të ardhmes. Drejt të ardhmes për t’i dhënë mundësi edhe të sotëm”, u shpreh Mahir Ziberi në tubimin qendror të opozitës në Zhelinë.

Ziberi deklaroi se Zhelina është e rrethuar me zona ekonomike, por se ekonomia është në koma.

“Vazhdojmë të risim dhe edukojmë fëmijë për Evropën. Shqiptarët tani kanë Aleancë kanë Alternativë. Komuna e Zhelinës numëron 25 mijë banorë, por vazhdon të jetë vetëm një pijacë votash. Duhet t’i themi mjaftë asaj që na ka ndjekur deri sot, edhe pas 20 viteve, jo pushtet por super pushtet, ne akoma vazhdojmë të flasim për projekte të vjetruara”, tha Ziberi.

Ziberi tha se në XHselinë janë përfolur shumë projektet por që i ka mbuluar pluhuri, duke shtuar se ju ka mbetur në përgjegjësi atyre për të realizuar këto projekte.

Ai tha se programi i tyre nuk është vetëm për t’i fituar zgjedhjet por për të zgjidhur hallin qytetarëve.