Murseli i shoqëruar nga Sela, takohen me qytetarët e disa nëndegëve në Tetovë

Shpërndaje

Karavani i kandidatit për kryetar komune të Tetovës nga opozita shqiptare, Vullnet Murseli i shoqëruar edhe nga Ziadin Sela sot janë takuar me qytetarë të shumtë të nëndegëve Drenovec, Cetinë, Poroj dhe Xhepçisht.

Njoftimi nga Murseli:

Nëndegët Drenovec, Cetinë, Poroj dhe Xhepçisht, të vendosur për ndryshimin e madh më 17 tetor. Tetova nuk duron më nëpërkëmbjen, nuk njeh frikën e presionin, nuk duron mashtrimin. Kandidati i ASH-AAA, Vullnet Murseli dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thanë se më 17 tetor, nga Tetova do të bjerë regjimi dhe do të marrë fund terri për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

VIDEO nga takimi mund ta shikoni KËTU