Murseli nuk meret me llafe, publikon projektin e radhës, “Ridizajnimin e sheshit të qytetit…”

Shpërndaje

Kandidati i ASH-së për Tetovën Vullnet Murseli përmes profilit të tij në FB ka shpalosur një pjesë të programit të tij për ridizajnim të sheshit të qytetit sipas kritereve bashkëkohore estetike, urbanistike dhe arkitektonike, me qasje më të lehtë në komunikacion dhe me vendparkime të reja.

Njoftimi nga Murseli në facebook:

Projekt për ridizajnim të sheshit të qytetit sipas kritereve bashkëkohore estetike, urbanistike dhe arkitektonike, me qasje më të lehtë në komunikacion dhe me vendparkime të reja. Poashtu do të studjohet koncepti më i mirë për ringjallje të Kompleksit të Ri dhe Kompleksit të Vjetër, me qëllim integrim të tyre me sheshin, rritje të qarkullimit ekonomik dhe të vlerës së pronave.

Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi