Murseli: Vërshimet dhe spitali modular, dëshmojnë se në Tetovë punohet pa plan

Shpërndaje

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Vullnet Murseli, tha se tragjeditë e fundit në Tetovë si vërshimet dhe zjarri në spitalin modularë, janë vetëm pasojë e keqmenaxhimit. Ai paralajmëroi se rrezik i njejtë ju kanoset edhe shkollave.

“Jam shumë i shqetësuar se na ndodhën vërshimet. Për shkak të moskujdesit nga ana e institucioneve humbën jetën shumë vetë. Na ndodhi rasti i spitalit modular, unë e dij se Teuta Arifi nuk e ka gajle atë por ne nuk bisedojmë për atë çyshtje, por gjërat janë të rregulluara me ligj. Gjërat duhet të punohen sipas ligjit dhe jo vetëm para zgjedhjeve të thuash vetëm se e kam hapur një klasë”, tha Murseli./in7.tv/