Prof. Ramadani: Haraçina do dërgoj Zaevin atje ku e ka vendin në Strumicë

Shpërndaje

Haraçinasit e dinë më mirë se kushdotjetër se kush është më e mira për ta dhe se çka është më e mira për ta!

Sidomos e dinë se kush është më e keqja për ta:

– ata e dinë fort mirë se kush i la pa ujë pas dy dekadash të funksionimit të ujësjellsit publik dhe sot nuk rrjedh pikë uji në shtëpitë e tyre.

– ata e dinë fort mirë se kush ua shkatërroi rrugët e asfaltuara me paratë e tyre, nga buxheti familjar, për t’i futur do gypa plastike gjoja se po bënin kanalizim fekal, e ato as për kanalizim atmosferik nuk i plotësojnë kushtet e lëre për më shumë!

– ata e dinë fort mirë se kush ua shpërdoron e keqpërdor mjetet financiare të paguara në bazë tatimi që pastaj të përfundojnë me dhjetra mijëra euro nëpër tryeza restorantesh e poaq mijëra eurosh nëpër markete për mbulimin e harxhit familjar!

– ata e dinë fort mirë se kush ua përdhosi dinjitetin njerëzor, moral dhe krenarinë kombërare duke shndërruar Haraçinën nga një bastion qëndrese, lirie, e lufte për komb e atdhe, në një bastion të turpit dhe strehimore për funksionarë të dështuar sllavomaqedonas.

– ata e dinë më mirë se kushdotjetër se kori i përbërë prej aktivistësh të SDSM-së që këndojnë nën dirigjimin e Zoran Zaevit dhe Oliver Spasovskit refrenin qesharak ” – vie neste za federalizacija, vie ste za KANALIZACIJA,

– Daaaaaaaaaaaa, taka eeeeeeeeeeee!” se është një farsë, se Kauza kombëtare nuk barazohet me kanalizimet fekale të misionarëve sllavomaqedonas të ardhur nga Murtino e nga Strumica.

– ata e dinë fort mirë se formula “sozhivot (bashkëjetesë)” është farsë e SDSM-së dhe liderit të saj , një mbulim i qëllimeve të errëta për shpërngulje të Shqiptarëve nga trojet e tyre, sepse aty ku nuk ka kushte elementare për jetë, njerëzit ikin, shpërngulen për kushte më të mira, migrojnë në botën e jashtme për të mos u kthyer më ndonjëherë.

Haraçinasit e dinë më mirë se kushdotjetër se me votën e tyre të lirë, do t’i thonë “JO” përbuzjes, nënçmimit e mashtrimit të SDSM-së.

Ata do të bëjnë ndryshimin historik, me vullnetin e tyre të lirë, duke votuar Partitë Shqiptare, për ta kthyer SDSM-në në djepin e tyre, në Murtino, në Strumicë.