Sela: Gara e Argjentit është agjendë jo e blerë apo jeshile, por agjendë kuq e zi për Bërvenicën

Shpërndaje

Nëse do të ishte një garë e lehtë do ta kuptonim se ai ka hyrë për të marrë një pozicion. Por gara e Argjentit është një ndër garat më të vështira. Kështu tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke folur për kandidaturën e Argjent Gurës për komunë e Bërvenicës, ndërsa shtoi se gara e Argjentit e ka një veçanti: “është garë e fitores”.

“Gara e Argjentit është garë e bashkimit të gjithë votuesve shqiptarë këtu në Bërvenicë pa marrë parasysh bindjeve politike që kanë. Gara e Argjentit është agjendë, jo e blertë apo jeshile, por agjendë kuq e zi për Bërvenicën”, deklaroi Sela.

Sela tha se këtë garë do ta fitojnë shqiptarët e Brvenicës, do t’i japin kuptim diaspora dhe do ta gëzojnë këtë ndryshim të gjithë banorët e kësaj komuna, pa marrë parasysh përkatësinë etnike që e kanë.

Sela i bëri thirrje oponentëve që të marrin shembullin e Nasufit i vili u tërhoq nga gara në vitin 2017.

“Rreshtohuni pas fitores, rreshtohuni pas Argjent Gurës dhe Adem Jasharit këtu në komunë e Bërvenicës”, u shpreh Sela.

Sela tha se nevoja për ndryshime është më tepër se sa zgjedhje lokale dhe garë për një komunë.

“Është garë për ta sjellë ndryshimin dhe demokracinë, dhe më këtë edhe më tepër liri për një popull, për një pjesë që janë shqiptarët, që prej 20 vite jetojnë në monizëm, në pandryshueshmëri në status kuo, që reflektohet me largim të përditshëm të më të shtrenjtës tonë, rinisë”, deklaroi Sela.

Sela u shpreh se kjo është betejë ndërmjet shantazhit dhe perspektivës, është betejë për të vazhduar edhe disa dekada tjera ky subjekt qeverisë, apo do të vije forca e rinisë që përfaqësohen nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa.

Posedoj dijen dhe guximin, kredibilitetin moral dhe kapacitetin intelektual për të udhëheq me sukses komunë e Bërvenicës. Kështu u shpreh kandidati i opozitës shqiptare, Argjent Gura, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se është më i miri, por fati ka dashtë që ai të jetë prijës i betejës në emrin e banorëve të Bërvenicës.

“Sot më 3 tetor unë do të festoja përvjetorin e martesës time, mirëpo sonte së bashku me ju, do të nisim një dasmë kombëtare këtu në Bërvenicë. Tragjeditë personale na e lëndojnë shpirtin, por kursesi nuk duhet të na e humbin shpresën. Krijuesi i Gjithësisë, pa lejen e të cilit nuk bie as një gjeth caktoi: Unë e humba njeriun e zemrës por i fitova zemrat e njerëzve”, tha Argjent Gura.

Argjent Gura tha se ata kanë përgatitur projekte të shumta për të gjithë vendbanimet në komunë e Bërvenicës pa diskriminime për asnjërën.

“Qeverisja jonë do të garantojë transparencë dhe llogaridhënie për çdo transaksion. Administratë komunale efikase në shërbim të qytetarëve. Punëtorë të komunës brenda orarit të punës, vetëm në vendin e punës. Ujë i pijshëm në çdo kohë dhe në çdo vendbanim. Sistem arsimor shkolla moderne, depolitizim, departizim i sistemit arsimor, pagesa me xhirollogari dhe assesi në dorë, rrugë të asfaltuara dhe të mirëmbajtura në çdo stinë të vitit. Hapja e aksit rrugor për në fshatin Kamjan në rrugën 22-33. Ura të gjëra dy kahesh me standarde. Çerdhe për fëmijë në Çellopek…”, tha Argjent Gura duke numëruar projektet që do t’i realizojë nëse merr pushtin në Bërvenicë.

Ai tha se në vitin 2017 opozita për shkak mospërqarjes së votës opozita shqiptare nuk ka nxjerr kandidatë, ndërsa tani, ai tha se ju bën thirrje qytetarëve që të dalin sa më masoviskisht në votime dhe ta përkrahin koalicionin e fitores
.
“Sot në Bërvenicë ballafaqohet e kaluara dhe ardhmëria. Sot në Bërvenicë mbrohet flamuri kombëtar dhe shqiptaria. Me 17 tetor, grushti juaj do të mbjerrë përmbi krye të zuzarëve, koha është e maskarenjve Bërvenica e shqiptarëve”, tha Gura.