Sela: Halli i Zaevit është se do t’i humb zgjedhjet dhe në dhjetor nuk do të jetë më kryeministër

Shpërndaje

Duke folur për akuzën për deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, Ziadin Sela, tha se ai ka harruar se “shqiptarët i ka quajtur njerëz që vlejnë pesë pare”.

“Do t’i tregojmë fortë mirë ne atij kryeministri që erdh në emër të dëshirës për drejtësi në emër të rendit ligjor dhe shtetit të së drejtës, në emër të luftës së korrupsionit. Në emër të rrëzimit të një regjimi e që ndërtoi një regjim po të njejtë dhe akoma më të keq. Këtë kryeministër e shihni cdo natë, nuk shkon java që nuk tenton të mbulojë ndonjë skandal, Ky kryeministër do të duhet ta dijë, se janë me mijëra shqiptarë sot që nuk e gëzojnë të drejtën të mësojnë në gjuhën e tyre anëtare, e unë kur e them këtë nuk është nacionalizëm, por është mbrojtje e të drejtës elementare të njeriut pa marrë parasysh përkatësisë etnike që ai e ka. Ndërsa ky që ja ndalon është nacionalistë”, tha Sela.

Sela rikujtoi premtimet e Zaevit, që ka bërë që nga ura në Llokë e që nuk është ndërtuar. Të vegjlit në Bllacë që kalojnë çdo ditë kufirin që të shkojnë dhe të arsimohen.

“Edhe këtë që e them është në emër të drejtave dhe lirisë. E ky kryeministër që është bërë kaq i zëshëm për të na akuzuar ne. A e dini ku e ka hallin. E ka hallin se bashkë me atë partnerin e vet Alin do t’i humbin këto zgjedhje lokale që nga Struga deri në Likovë, edhe në Shkup dhe gjithandej, e në dhjetor nuk do të jetë më kryeministër se do të ketë qeveri të re, e cila do të jetë në duart të subjekteve politike shqiptare që u dhemb shqiptari ku do që jenë ata”, deklaroi Sela.