Sela: Këtë betejë do ta fitojmë si koalicion ngase e kanë tepruar zullumin ndaj shqiptarëve

Shpërndaje

Ziadin Sela nga Tearca, tha se kandidati Nazim Taipi ka ardhur nga diaspora për të sjellë shpresë për qytetarët në vendlindje. Sela tha se programi i tij është i pasur dhe do të jetë shembull se si do të duhet të menaxhohet me komunën, përcjell in7.

Sela tha se ata dhe Alternativa me kandidimin e Nazim Taipit dëshmojnë se diasporën nuk e llogarisin vetëm si trup votues.

“Përkundrazi, e llogarisim edhe si ata që duhen votuar. Ky është vetëm një fillim sepse në të ardhmen edhe më tepër do t’i kemi përfaqësuesit e diasporës nëpër lista, kandidatë për deputetë, lista këshilltarësh” tha Sela.

Ziadin Sela tha se nuk është e vështirë të bëhet dallimi ndërmjet kapaciteteve menaxhuese jo vetëm të Nazimit, por edhe të kandidatëve të ASH-AAA dhe BDI nga ana tjetër.

“Nëse kërkoni në internet komunat më transparente dhe më të suksesshme do të ju dal lista e komunës së Gostivarit, Bogovinës, Negotinë-Vrapçshtës. Nëse kërkoni komunat me më pak borxhe do të ju dalin përsëri emrat e këtyre komunave. Nëse kërkoni komuna për investime do të ju dalin përsëri këto komuna. Nëse nga ana tjetër kërkoni që kanë më tepër borxhe e para do të ju del Tetova, nëse kërkoni komuna në të cilën aspak nuk ka transparencë, do të ju dal Tetova, Çairi, Struga, Tearca, të gjithë që i menaxhojnë këta”, u shpreh Sela, duke shtuar se nuk duhet lejuar që në asnjë nga këto komuna të fitojnë ata.

Sela tha se emri i funksionarëve të BDI-së është manipulim, hajdutëri, mashtrim, shpifje.

“I keni parë, marrin fjalë ngjesin vetëm e vetëm që ta njollosin pastërtinë. BDI e ka të qartë një gjë. Ata të dalin para popullit dhe të thonë jemi të pastër nuk e bëjnë dot. Formën më të mirë e kanë të thonë e po edhe ata anë njësojë si ne. E këtë betejë ne do ta fitojmë si koalicion sepse e kanë tepruar zullumin”, deklaroi Sela.
Sela tha se situata është alarmante, ndërsa shtoi se këto zgjedhje tha janë shumë të rëndësishme.

“Është momenti kur do t’i jepet goditja kësaj mbrapshtie e cila po riciklohet dhe na vjen me forma të tjera gati sa herë që ka zgjedhje lokale. Është beteja ndërmjet ndryshimit, e me të ndërmjet demokracisë dhe lirisë, është beteja ndërmjet përgjegjësive dhe ndalimit të migrimit, dhe beteja ndërmjet atyre që duan ta ruajnë status kuon”, deklaroi Sela.

Ziadin Sela tha se është detyrë e qytetarëve me 17 tetor duke votuar pastër të largojnë BDI-në nga pushteti.