Sela: Nuk ka ndryshuar BDI-ja, por LSDM është bërë si ata

Shpërndaje

Ziadin Sela nga Bogovina ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili në televizionin SHENJA, tha se BDI ka ndryshuar shumë.

“Mua më duket se Zaevi është bërë njësoj si Alia, e LSDM si BDI-ja, dhe prandaj i duket që ka ndryshuar BDI-ja, por realisht LSDM-ja është bërë si BDI-ja, të zhytur në krim dhe korrupsion dhe kanë ndërtuar përsëri një regjim tjetër”, tha Sela.