Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Shpërndaje

Kryetari aktual dhe kandidati për krytetar të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari njofton se ka arritur bashkëpunim për zgjedhjet lokale në raundin e dytë zgjedhor me partinë turke.

Njoftimi i plotë nga Arben Taravari:

Jam i lumtur që në raundin e dytë zgjedhor do të kem zyrtarisht mbështetjen e popullit turk të Gostivarit.

Faleminderit!

Të dashur bashkatdhetarë,

Organizatat komunale të Gostivarit pranë Partisë Demokratike të Turqve (dega e PDT-së në Gostivar, Dega e PDT-së në Banjicë të Poshtme, Dega e PDT-së në Banjicë të Epërme dhe dega e PDT-së në Zdunjë), lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune të Gostivarit që do të mbahen më 31 tetor 2021, si rezultat i takimeve dhe shkëmbimeve të mendimeve që i kemi pasur me të gjithë anëtarët tanë në të gjitha vendbanimet, drejtuesit e të gjitha organizatave tona partiake, kanë marrë këtë vendim:

Organizatat komunale të Gostivarit pranë Partisë Demokratike të Turqve (dega e PDT-së në Gostivar, Dega e PDT-së në Banjicë të Poshtme, Dega e PDT-së në Banjicë të Epërme dhe dega e PDT-së në Zdunjë), lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune të Gostivarit që do të mbahen më 31 tetor 2021 si kandidat për kryetar komune do ta mbështesin Arben Taravarin.