Vaj ulliri, e verdha e vezës dhe vazelinë: Si të përgatisni kremin tuaj të rrudhave

Shpërndaje

Duke qenë jashtë organizmit, lëkura është shumë më e prirur se çdo organ tjetër, që të dëmtohet nga faktorët si klima, rrezatimi diellor, bakteret dhe toksinat e mjedisit. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të dimë sesi të kujdesemi mirë për lëkurën tonë.

Përbërësit e këtij preparati natyror janë të thjeshtë për t’u gjetur. Duhet një lugë gjelle vaj ulliri, një e verdhë veze, një lugë mjaltë, një lugë vazelinë

Përgatitja: Për ta përgatitur këtë krem të shkëlqyeshëm kundër rrudhave në shtëpi duhet të shkrini vazelinën dhe ta vendosni në një tas. Shtoni përbërësit e tjerë dhe i përzieni mirë derisa të merrni një masë homogjene. Lëreni kremin ​​për tre minuta në fytyrë, pastaj hiqeni atë me pambuk dhe në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë. Aplikojeni këtë krem ​​çdo ditë në fytyrë dhe pas një jave lëkura juaj do të bëhet më e bukur, e pastër dhe shumë më e re!

BURIMI