Komuna e Çairit në bankrot?!
Këtë muaj administratorët e Komunës Çair dhe të Ndërmarrjes për menaxhimin e pronës së Komunës Çair kanë mbetur pa rroga nga shkaku i mungesës së mjeteve finansiare njofton albazone.info
Burime të sigurta pranë Komunës së Çairit, për ALBAZONE thonë se të vetmit që kanë marrë rroga janë Kryetari, Sekretari, Shefat e Sektorëve por jo edhe administratorët që ankohen nga vonesat e bëra për shlyerje të borgjeve që ata kanë qoftë të faturave apo krediteve bankare.
Arsye të tjera paraqiten edhe kompanitë që kanë paditur Komunën e Çairit për mospagesat e borgjeve dhe detyrimeve. Paditë e këtilla kanë bllokuar xhirollogarinë komunare. Ka edhe shumë kompani të tjera që po presin rend me padi të tyre dhe të cilat vetëm se do ta kompleksojnë situatën e rënduar. Sa do të zgjasë kjo gjendje, askush nuk e di dhe askush nuk pranon të flasë nga Komuna Çair. Të ngujuar mbesin edhe administratorët e Komunës, të cilët assesi s’po arrijnë t’i marrin pagat e tyre./Albazone.info/