Sërish tërmet në Shqipëri, këtu ishte epiqendra

Shpërndaje

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë në zonën e Dibrës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me magnitudë 3.2 ka lëkundur vendin, ndërkohë që epiqendrën e ka pasur në Shumat me një thellësi prej 9 kilometrash.

Deri më tani nuk ka asnjë raport për dëme materiale apo në njerëz. Disa kohë më parë një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë duke u ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu kishte edhe rreth 60 të plagosur.