Imazhe të tjera nga dukja e Era Istrefit në inaugurimin e “Air Albania Stadium”

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare tashmë e famshme edhe në botë, Era Istrefi, ka performuar mbrëmë (e diel), në ceremoninë hapëse të Arenës Kombëtare, Air Albania Stadium. Ajo interpretoi hitin “Live it up”, të cilin e realizoi në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith për Kampionatin Botëror të vitit 2018, ndërsa ishte e shoqëruar nga trupa e baletit të Albi Nakos.

Loja e parë debutuese në stadiumin e ri u zhvillua ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, ku njëkohësisht shënoi edhe inaugurimin e arenës së re. Përveç performancës së mahnitshme, artistja Istrefi edhe këtë herë mori vëmendje me dukjen e saj atraktive.

Ajo zgjodhi një kostum ngjyrë krem, teksa flokët e lëshuara dhe grimi i lehtë e bën të duket edhe më glamuroze. Në fotografitë e reja që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram, 26-vjeçarja mori komplimente të shumta nga miqtë dhe kolegët për pamjen e saj.

“Duke dhënë pamje, unë kontribuoj në modë”, është përshkrimi që Era ua ka vënë këtyre imazheve. /Telegrafi/

FOTO

FOTO