Lëvizja Besa kërkon nga ASH-ja sqarim publik, se çfarë ndodhi me dështimin e koalicionit tre-palësh

Shpërndaje

Lëvizja BESA kërkon nga Aleanca për Shqiptarët që të njoftojë opinionin se çfarë po ndodh me nismën e saj për koalicionin trepalësh, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Sot publikisht kërkojmë që Aleanca për Shqiptarët t’i përgjigjet opinionit publik se çfarë ndodhi me koalicionin trepalësh? A ka dështuar ky process ose jo, pasi që ne por edhe gjithë opinioni public duhet ta dinë të vërtetën dhe këtë përgjigje duhet ta japë Aleanca për Shqiptarët si iniciatore e një bashkëpunimi trepalësh”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.