Mbërrijnë në Shqipëri 31 590 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Shpërndaje

Kryeministri Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook mbërritjen e 31 590 vaksinave Pfizer duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më shpejt.

Rama shkruan se numri i vaksinave anti-Covid ka shkuar në 1,982,130, ndërkohë që në vend numri i të infektuarve është mjaft i lartë.

Postimi i plotë:

31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë🇦🇱
Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni🙏🏼

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë 💉