Vaj ulliri, e verdha e vezës dhe vazelinë: Si të përgatisni kremin tuaj të rrudhave
Duke qenë jashtë organizmit, lëkura është shumë më e prirur se çdo organ tjetër, që të dëmtohet nga faktorët si klima, rrezatimi diellor, bakteret dhe toksinat e mjedisit. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të dimë sesi të kujdesemi mirë për lëkurën tonë.
Përbërësit e këtij preparati natyror janë të thjeshtë për t’u gjetur. Duhet një lugë gjelle vaj ulliri, një e verdhë veze, një lugë mjaltë, një lugë vazelinë
Përgatitja: Për ta përgatitur këtë krem të shkëlqyeshëm kundër rrudhave në shtëpi duhet të shkrini vazelinën dhe ta vendosni në një tas. Shtoni përbërësit e tjerë dhe i përzieni mirë derisa të merrni një masë homogjene. Lëreni kremin për tre minuta në fytyrë, pastaj hiqeni atë me pambuk dhe në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë. Aplikojeni këtë krem çdo ditë në fytyrë dhe pas një jave lëkura juaj do të bëhet më e bukur, e pastër dhe shumë më e re!